Një 29-vjeçar dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në fshatin Kryekuq, është kapur në flagrancë dhe është shoqëruar në Komisariat.
Më 13:25, shërbimet e Policisë u njoftuan për një zjarr në fshatin Kryekuq, i cili po përhapej dhe rrezikonte të digjte pyllin e parkut kombëtar të Divjakës.
Ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses në Kryekuq
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuanin flakët. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre.
Shërbimet e Policisë kapën pranë vatrës së zjarrit shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Divjakë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./abcnews.al
Burimi: abcnews.al










