Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka dhënë komentin e tij në emisionin Kosova Live në T7 për deklaratën e ministres Donika Gërvalla në lidhje me rastin e Arlindës, gjatë seancës së jashtëzakonshme që u mbajt të hënën.
Guri e vlerësoi deklaratën e Gërvallës si skandaloze dhe theksoi se Ministria duhej të kishte shpallur ditë zie pas kësaj tragjedie.
“Deklarata e Donika Gërvallës ishte skandaloze; ministria atë ditë qeshte në seancë për një tragjedi shtetërore, ndërkohë që duhej të ishte shpallur ditë zie”, u shpreh Guri.
Po ashtu, deputeti e bojkotoi këtë seancë të jashtëzakonshme që u zhvillua dje në Kuvendin e Kosovës.
Burimi: pressonline.al










