Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Mickoski pret Haxhiun për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Mickoski pret Haxhiun për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Foto: dukagjini.com

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka pritur në një takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Takimi Mickoski-Haxhiu

Mickoski ka njoftuar se me Haxhiun ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve.

“Sot zhvillova një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve. Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit më të madh rajonal, mund të kontribuojmë për më shumë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit”, ka shkruar ai.

Burimi: www.dukagjini.com

Të fundit Të gjitha