Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Bota

Pas humbjes së Vuçiç, televizioni serb kërkon falje

Pas humbjes së Vuçiç, televizioni serb kërkon falje
Foto: cna.al

Pas humbjes së Aleksandar Vuçiç, një numër i madh protestuesish kanë hyrë në ambientet e televizionit “Informer TV”. Ky televizion është konsideruar më parë si “pro Vuçiç”. Protestuesit janë parë duke thyer dyert për të hyrë brenda.

Pronari i televizionit kërkon ndërhyrjen e policisë

Në zyrë ndodhej pronari i TV-së, Dragan Vucicevic, bashkë me disa gazetarë të tjerë. Ai ka telefonuar policinë për të ndërhyrë sa më shpejt dhe për të qetësuar situatën. Sipas mediave lokale, pronari Vucicevic ka njoftuar kreun e “Listës Studentore” që triumfoi, i cili i është përgjigjur se nuk besonte asnjë nga fjalët pozitive pas gënjeshtrave të shumta që televizioni i Vucicevic kishte thënë më parë.

“Informer TV” ka bërë një sërë komentesh për kundërshtarët e regjimit të Vuçiçit, përfshirë lëvizjen studentore që u quajt Ustashe, një etiketim aspak i mirë që rrjedh nga emërtimi i fashistëve kroatë.

RTV Vojvodina nis edicionin me kërkim falje

Ndërkohë, kanali tjetër “RTV Vojvodina” e nisi edicionin informativ të djeshëm me kërkim falje për të gjithë teleshikuesit. Pasi shfaqi pamje nga festimet e studentëve, prezantuesi tha se transmetuesi zyrtar publik nuk kishte arritur t’u tregonte pamje nga skenat e natës së kaluar.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha