Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset këngëtari Taulant Hoti

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset këngëtari Taulant Hoti
Foto: kosovarja-ks.com

Janë zbuluar hollësi të reja lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën këtë mëngjes në fshatin Shtoj të Shkodrës.

Këngëtari Taulant Hoti

Sipas burimeve të A2 CNN, personi i plagosur është Taulant Hoti, i cili punon si këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Nga të dhënat fillestare rezulton se Hoti po pinte kafen e mëngjesit në lokal, kur një individ i maskuar iu afrua nga pas dhe e qëlloi me armë zjarri.

Për pasojë, këngëtari mbeti i plagosur.

Hetimet e policisë

Nuk dihen ende motivet që çuan në këtë ngjarje, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të plagosjes.

Hoti njihet për disa kolazhe dhe potpuri muzikore, përmes të cilave është prezantuar para publikut.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha