Lotina Haziri e nisi mëngjesin e sotëm duke ndarë me ndjekësit një çast të veçantë familjar.
Ajo publikoi për herë të parë një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur, Oz.
Fotoja e parë me Mozzikun dhe djalin
Në fotografinë e publikuar në Instagram, Mozzik shfaqet i buzëqeshur, teksa e mban me shumë kujdes në krahë vogëlushin.
“My forever”, ka shkruar Lotina pranë fotografisë, duke shprehur dashurinë për familjen e saj.
Kujtojmë se çifti u bë prindër më 16 tetor, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









