Një ambient që të kujton Milanos ose Stokholmit, marka me famë botërore dhe një filozofi që vendos përvojën e klientit në qendër. Mirë se vini në Vanto Showroom.
Ka hapësira që të bëjnë të harrosh për një çast qytetin ku ndodhesh. Me arkitekturën bashkëkohore, ambientet e kuruara deri në hollësi dhe një atmosferë që të kujton shtëpinë, Vanto mund të gjendej pa problem në një prej kryeqyteteve europiane të dizajnit. Por ndodhet në Tiranë, në Kompleksin Delijorgji.
Ajo që e bën të veçantë shkon përtej pamjes. Në një treg ku jemi mësuar t’i shohim elektroshtëpiaket të ekspozuara në rafte apo korridore dyqanesh, Vanto sjell një koncept eksperiencial. Këtu, pajisjet bëhen pjesë e ambienteve reale të shtëpisë, ku vizitorët mund t’i eksplorojnë, t’i provojnë dhe të kuptojnë nga afër teknologjinë që fshihet pas tyre.
Sepse të zgjedhësh një elektroshtëpiake nuk duhet të jetë thjesht një vendim i bazuar në çmim apo pamje.
Premium në pamje, por më i arritshëm nga sa mendoni
Eleganca e showroom-it mund të krijojë përshtypjen se produktet brenda tij janë të paarritshme. Në realitet, Vanto ofron alternativa për nevoja dhe buxhete të ndryshme, duke i dhënë klientit mundësinë të kuptojë çfarë po përfiton realisht nga investimi i tij.
Çmimi i blerjes është vetëm një pjesë e investimit. Ajo që ka vërtet rëndësi është performanca, konsumi, mirëmbajtja dhe jetëgjatësia e pajisjes. Shpesh, diferenca në çmim mes dy alternativave është shumë më e vogël sesa diferenca në atë që ato ofrojnë.
Mjafton të mendojmë për frigoriferin, që punon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Lavatriçja përballon qindra cikle çdo vit, ndërsa lavastovilja duhet të ruajë performancën përballë përdorimit të vazhdueshëm të ujit, detergjentëve dhe temperaturave të larta.
Për shembull, lavastoviljet ASKO testohen për 12,500 orë, ekuivalente me rreth 20 vite përdorimi normal. Është një tregues i filozofisë së markës, ku jetëgjatësia nuk mbetet thjesht një premtim marketingu, por mbështetet nga testime të mirëfillta.
Madje, Vanto ka realizuar edhe krahasime mes pajisjeve të veta dhe alternativave më ekonomike në tregun shqiptar, duke treguar se një diferencë relativisht e vogël në çmim mund të shoqërohet me ndryshime të konsiderueshme në kapacitet, teknologji dhe cilësi ndërtimi.
Ndonjëherë, një zgjedhje më e zgjuar sot mund të vlejë shumë më tepër gjatë viteve që vijnë.
Një përzgjedhje që flet vetë
Në Vanto, markat nuk janë zgjedhur rastësisht. Secila prej tyre përfaqëson një ekspertizë të veçantë, një histori dhe një standard të njohur ndërkombëtarisht.
Falmec sjell mjeshtërinë italiane në sistemet e aspirimit, ASKO filozofinë skandinave të jetëgjatësisë dhe funksionalitetit, ndërsa ILVE trashëgiminë italiane të gatimit dhe dizajnit. Liebherr përfaqëson precizionin gjerman në teknologjinë e ftohjes, ndërsa Dyson dhe Tineco vazhdojnë të transformojnë kujdesin ndaj shtëpisë përmes teknologjive të avancuara.
Këto janë vetëm disa nga markat prestigjioze që përbëjnë portofolin e showrom-it Vanto.
Reputacioni i këtyre markave nuk ka nevojë të ndërtohet nga e para. Ato janë vazhdimisht pjesë e skenave më prestigjioze ndërkombëtare të dizajnit dhe inovacionit. Një shembull është EuroCucina 2026 në Milano, ku Falmec, ASKO dhe Signature Kitchen Suite prezantuan risitë e tyre, ndërsa Liebherr ishte pjesë e Milan Design Week.
Zbuloni më shumë rreth risive të prezantuara në Milano, në artikullin e Vanto për EuroCucina 2026.
Eksperienca që vazhdon përtej produkteve
Ndoshta një nga vlerat më të mëdha të Vanto janë njerëzit që të mirëpresin aty.
Pas çdo produkti qëndron një ekip konsulentësh të trajnuar, të cilët kanë investuar kohë për të njohur në detaje teknologjitë, funksionet dhe veçoritë e secilës markë. Qëllimi i tyre nuk është thjesht të prezantojnë një pajisje, por të ndihmojnë çdo klient të bëjë zgjedhjen që i përshtatet më mirë mënyrës së tij të jetesës.
Për arkitektët dhe dizajnerët e interierit, Vanto është gjithashtu një hapësirë ku dizajni takohet me ekspertizën teknike, duke ndihmuar në përzgjedhjen dhe integrimin e pajisjeve që në fazat e planifikimit të një projekti.
Ky raport shkon përtej një vizite. Gjatë gjithë vitit, showroom-i organizon evente, demonstrime kulinarie dhe prezantime të teknologjive të reja, duke bashkuar arkitektë, profesionistë dhe klientë në një komunitet që ndan të njëjtin interes për cilësinë dhe dizajnin.
Me shtimin e markave si Zwilling, Tineco dhe Signature Kitchen Suite, Vanto vazhdon të zgjerojë portofolin e tij, duke sjellë në Shqipëri emra të njohur ndërkombëtarisht dhe duke pasuruar vazhdimisht eksperiencën që u ofron vizitorëve. Aktualisht, showroom-i po eksploron mundësinë e bashkëpunimit me një nga emrat më të mëdhenj në botën e elektroshtëpiakeve. Për të zbuluar se çfarë mund të vijë së shpejti, ia vlen të ndiqni @vanto.al në Instagram.
Një vizitë që ndryshon perspektivën
Shpesh zgjedhim mes produkteve që njohim, pa e ditur se çfarë alternativash të tjera ekzistojnë.
Në Vanto, çdo vizitë mund të nisë me një tur të plotë të showroom-it, ku mund të zbuloni teknologji, funksione dhe zgjidhje që ndoshta nuk i kishit konsideruar më parë.
Për ta përjetuar këtë koncept, nuk është e nevojshme të keni marrë tashmë një vendim blerjeje. Mjafton kurioziteti për të zbuluar mundësitë që ofron teknologjia moderne për shtëpinë tuaj.
Sepse kur bëhet fjalë për shtëpinë, zgjedhja më e mirë nuk është domosdoshmërisht më e shtrenjta apo më e lira. Është ajo që i përshtatet mënyrës suaj të jetesës dhe vazhdon t’ju shërbejë për vite me radhë.
Aktualisht, Vanto po zhvillon fushatën më të madhe të uljeve të realizuar ndonjëherë për elektroshtëpiaket ASKO. Një mundësi për të sjellë mjeshtërinë skandinave në shtëpinë tuaj me çmime të veçanta, deri më 15 nëntor. Për të zbuluar produktet dhe uljet e disponueshme, vizitoni faqen @vanto.al në Instagram.
Vanto Showroom
Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
www.vanto.al
Burimi: anabelmagazine.com









