Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Shtëpi e ngrohtë, shtëpi

Shtëpi e ngrohtë, shtëpi
Foto: bordo.al

Tani që moti ka nisur të ftohet, të gjithë kërkojmë pak ngrohtësi. Ku më mirë sesa në shtëpi? Aty është vendi ideal ku mund të gjejmë komoditetin në këto ditë vjeshte. Por, për të pasur një mjedis të tillë, duhet të mendoni për ta ridizajnuar shtëpinë tuaj, duke ndjekur edhe trendet e fundit të dizajnit të brendshëm që rekomandojnë arkitektët. Sugjerimi i parë është që, nëse doni ngrohtësi, të zgjidhni teksturat natyrale dhe të qëndroni sa më larg minimalizmit të ftohtë. Ne po ju orientojmë se si ta transformoni strehën tuaj duke bërë disa ndryshime minimale.

Ngjyrat e tokës dhe materialet natyrale

Nga nuancat e kafesë e të çokollatës te tonet karamel, ngjyrat e tokës përbëjnë gjithë sekretin që mund t’ju sigurojë ndjesinë e rehatisë dhe ngrohtësisë që po kërkoni. Mobiljet me rifinitura prej druri dhe dekorimi i shtëpisë me elemente që vijnë nga pylli, pse jo edhe gjysmë të përpunuara, janë ideale. Por, për të mos e “mbytur” gjithë mjedisin me të njëjtat nuanca, mund të provoni t’i alternoni ato edhe me të gjelbrën e errët ose me thekse të ngrohta, nga terrakota deri te tonet e buta portokalli, të cilat kanë aftësinë të thyejnë monotoninë dhe ta bëjnë çdo kënd të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Kënde relaksi dhe detaje dekorative

Shtojini shtëpisë disa elemente dekorative, si qirinj, shandanë e vazo me lule të stinës, ose krijoni disa kënde enkas për çaj a kafe, për të shtuar ngrohtësi në shtëpi. Ju mund t’i ridimensiononi këto zona me nuanca të përafërta, duke krijuar ishuj të vegjël ku mund të shijoni kohën e lirë duke lexuar ose, nëse jeni duhanpirës në moshë madhore, të përdorni pajisje si IQOS ILUMA i. Këto pajisje nuk lëshojnë as tym, as hi, falë teknologjisë SMARTCORE INDUCTION SYSTEM, e cila ka opsione inteligjente që aktivizohen automatikisht, si Autostart dhe FlexPuff, duke e bërë këtë eksperiencë edhe më të thjeshtë.

Ata që duan një mjedis më bohemian mund të zgjedhin edhe elemente si gurët apo metalet, të cilat dhurojnë një ndjesi autentike. Vendosni tasa dhe elemente dekorative prej metali, pasi japin një efekt nostalgjik në shtëpi. Kur bëhet fjalë për materialet, copat e rënda, nga leshi te kadifeja, janë zgjedhja e duhur, pasi dhurojnë një ngrohtësi tipike. Mos harroni të gërshetoni edhe kuvertat me elemente tradicionale apo thurje, pasi arrijnë ta ridimensionojnë gjithçka. Përfshini, po ashtu, si pjesë të dekorit perde, tapete apo letra muri që dallojnë për motivet artistike, duke krijuar një mjedis edhe vizualisht qetësues.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha