Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Rroga e Pulisicit zbulohet në kontratën e re të Milanit

Rroga e Pulisicit zbulohet në kontratën e re të Milanit
Foto: reporteri.al

Disa burime raportojnë se Christian Pulisic do ta nënshkruajë së shpejti kontratën e re me Milanin, e cila do ta mbajë atë në “San Siro” deri në qershor të vitit 2031.

Marrëveshja e re e Pulisicit me Milanin

Ylli amerikan është i gatshëm ta vazhdojë qëndrimin te gjiganti italian, me të cilin pritet të nënshkruajë marrëveshjen e re gjatë ditëve të ardhshme.

Kontrata aktuale e Pulisicit skadon në qershor të vitit 2027. Megjithatë, edhe pse Milani ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon tjetër, drejtuesit e klubit dhe pronari Gerry Cardinale kanë punuar prej muajsh për të arritur një marrëveshje të re.

Sipas “Sky Sport” dhe gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, palët tashmë kanë arritur marrëveshje dhe nënshkrimi pritet të bëhet në ditët në vijim.

Sipas “Gazzetta”, Pulisic do të përfitojë pesë milionë euro në sezon, plus bonuse të ndryshme. Aktualisht, amerikani paguhet me katër milionë euro në vit.

Gazeta italiane shton se Milani pritet ta zyrtarizojë së shpejti vazhdimin e kontratës së anësorit, të cilin Cardinale e konsideron një futbollist thelbësor për të tashmen dhe të ardhmen e klubit.

Ndikimi i trajnerit Amorim dhe historia e Pulisicit te Milani

Në bindjen e Pulisicit për të vazhduar aventurën në Milano ka ndikuar edhe trajneri Ruben Amorim.

Sipas raportimeve, të dy ndajnë të njëjtin vizion futbollistik, ndërsa trajneri e ka bindur amerikanin duke e aktivizuar në pozita më të afërta me portën kundërshtare.

Pulisic iu bashkua Milanit nga Chelsea në vitin 2023 dhe që atëherë ka shënuar 44 gola në 141 paraqitje me fanellën kuqezi.

Më pak se dy javë më parë, Milani zyrtarizoi vazhdimin e kontratës së Strahinja Pavlovicit deri në vitin 2031, ndërsa Pulisic pritet të jetë futbollisti i radhës që do ta zgjasë qëndrimin e tij në “San Siro”./GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha