Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një fjalim me tone dramatike, ku paralajmëroi se ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përballen me një rrugë të vështirë, se do të përndiqen dhe se mund të detyrohen të mbrohen vetë.
Paralajmërimet e Vuçiqit në tubimin e SNS-së
“A menduat se u frikësova? Na pret një rrugë e vështirë, do të na përndjekin”, deklaroi Vuçiq, sipas mediumit serb B92, gjatë një tubimi të Partisë Progresive Serbe (SNS).
Nga fjalimi i tij, Vuçiq duket se po përgatit terrenin për një betejë të gjatë politike, në të cilën, sipas tij, kundërshtarët do të përpiqen ta rrëzojnë dhe ta përndjekin atë e njerëzit e tij.
Vuçiq përmendi si arsye për këto presione rritjen e pagave e pensioneve, ndërtimin e rrugëve, hekurudhave e spitaleve, si dhe refuzimin e Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.
Thirrja për vetëmbrojtje dhe deklarata përfundimtare
Por pjesa më dramatike e fjalimit erdhi kur ai foli për mundësinë që anëtarët e SNS-së të detyrohen të mbrohen vetë, nëse institucionet shtetërore, sipas tij, nuk reagojnë ndaj sulmeve.
“Do të duhet t’i marrim vendimet tona”, tha Vuçiq, duke lënë të kuptohet se mbështetësit e tij mund të organizohen për vetëmbrojtje.
“Në varr po të më fusni, nuk do të më heshtni”, deklaroi më tej ai. /Insajderi.org/
Burimi: insajderi.org









