Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Zejnulla Gashi kalon tri lëndë penale në Prokurorinë e Prishtinës

Zejnulla Gashi kalon tri lëndë penale në Prokurorinë e Prishtinës
Foto: albeu.com

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka urdhëruar transferimin e tri lëndëve penale që kanë lidhje me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt nga Prokuroria Themelore në Pejë në atë të Prishtinës.

Arsyet e transferimit të lëndëve

Siç bëhet me dije nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, vendimet janë marrë në bazë të kompetencave ligjore, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë të këtyre çështjeve, pasojat e rënda që ato kanë sjellë dhe nevojën për t’i trajtuar ato në një mënyrë efikase, objektive dhe të paanshme.

Qëllimi i këtij ricaktimi është sigurimi i një shqyrtimi të kujdesshëm dhe serioz të rasteve, në përputhje me dispozitat ligjore dhe me specifikat e secilës çështje.

Ndërkohë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit po shqyrton edhe veprimet ose mosveprimet e mundshme të institucioneve në lidhje me rastet e raportuara nga e ndjera.

Analiza e veprimeve dhe përgjegjësive

Analiza përfshin rrjedhën e veprimeve të ndërmarra, vendimet e marra, mënyrën e vlerësimit të rrezikut, masat e përdorura për mbrojtjen e saj dhe çdo rrethanë tjetër që mund të ndihmojë në sqarimin e përgjegjësive të mundshme.

Në njoftim theksohet se do të kërkohet përgjegjësi për çdo shkelje të ligjit, neglizhencë ose mosveprim që mund të identifikohet. Nëse konstatohen shkelje apo përgjegjësi, do të merren masat e parashikuara me ligj dhe brenda kompetencave përkatëse.

Zyra e Kryeprokurorit nënvizon se vlerësimi do të mbështetet në fakte, dokumente dhe prova përkatëse, pa paragjykuar përgjegjësinë e asnjë personi.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha