Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Grid Rroji zbulon skenarët e stuhisë politike pas revoltës studentore

Grid Rroji zbulon skenarët e stuhisë politike pas revoltës studentore
Foto: sot.com.al

Revolta e nisur nga studentët ka tejkaluar përmasat e një proteste të zakonshme dhe ka vënë përballë pushtetin e kryeministrit Edi Rama me një pakënaqësi të akumuluar popullore. Në një intervistë për “Agora News”, profesori i shkencave politike në Universitetin CUNY në New York, Grid Rroji, ka bërë një analizë të hollësishme të situatës politike e shoqërore në Shqipëri, duke analizuar shkaqet e revoltës, rolin e aktorëve politikë e mediatikë, si dhe skenarët se si mund të përfundojë kjo krizë e thellë.

Sipas profesor Grid Rrojit, zhvillimet e ditëve të fundit nuk janë thjesht një protestë e izoluar, por një shpërthim i akumuluar, ku siç shprehet ai: “Tani më nuk kemi të bëjmë me një varg protestash ose me një protestë të madhe. Tani kemi të bëjmë me një revoltë popullore kundër padrejtësive të të gjithë këtyre 36 viteve.

Kjo revoltë shprehet në zërin më të pastër të shoqërisë shqiptare, që janë studentët, të cilët kanë marrë mbi vete peshën e këtyre 36 viteve të një shoqërie e cila ka vlerësuar kriminalizimin, e cila ka vlerësuar hajninë, e cila ka votuar maskarenjtë dhe plehrat e kombit.

Dhe siç e tha një nga studentët protestues me shumë mençuri, fatkeqësisht shoqëria shqiptare ia ka lënë barrën e këtyre 36 viteve rinisë dhe adoleshentëve për ta mbajtur mbi supe. Dhe rinia e ka treguar deri më sot që nuk përkulet kollaj, që nuk është një rini të cilës mund t’i blesh gjakun, siç ia ka bërë kjo Pari baballarëve të tyre.”

Çarje të brendshme të Parisë së Tiranës

Rroji sqaroi se kjo revoltë pasqyron gjithashtu një çarje të brendshme të Parisë së Tiranës, ku zëra brenda Partisë Socialiste — sidomos ata të mënjanuar ndër vite — mbështesin frymën e protestës, pa mbështetur domosdoshmërisht vetë protestën.

Nga ana tjetër, studentët kërkojnë zhdukjen e këtij sistemi kriminal, hajnor, oligarkik, që e ka shpopulluar Shqipërinë, që e ka shpopulluar vendin, që vazhdon ta shpopullojë, që vazhdon ta mbajë nën thundër, që i mban shqiptarët skllevër, që e ka kantonizuar Shqipërinë, e ka ndarë në shtatë rajone ose kantone, ku po dalin teza nga më të çuditshmet — siç janë grupimet për një shtet bektashi apo për një territor të vllehëve, krahas riaktivizimit të Vorio-Epirit në Greqi.

Dhuna

Pavarësisht dhunës ndaj të rinjve, Rroji vëren me shqetësim se shoqëria mbetet kryesisht e përgjumur, duke theksuar se: “Shoqëria shqiptare është ende e përgjumur, është ende e fjetur, është ende jo aty ku duhet me qenë, është ende me moskuptim të thellë të situatës, po edhe të situatës së jashtme.

Është me një moskuptim të thellë të rreziqeve që na kanosen si popull dhe mendojnë se do të kalojë edhe kjo furtunë, ndonëse u frikësua jashtëzakonisht shumë kur pa që për disa ditë iu rikthyen ato skenat e ’97-ës. Unë do t’ju thoja të gjithë atyre të brezit tim, edhe ndoshta pak më lart, që ’97-ta ishte lule përpara kësaj që po vjen, dhe të mos kujtojnë se kjo ka përfunduar, sepse nuk ka asnjë lloj mënyre tjetër që kjo të përfundojë përveçse me vazhdim të konfliktit, duke qenë se këta të rinj e këto të reja nuk kanë ku ikin më.”

Ndryshe nga e kaluara, ikja jashtë vendit nuk është më një opsion për rininë, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deportuar rreth 3 milionë njerëz gjatë këtyre dy viteve të presidencës së dytë Trump; Gjermania po bëhet gati që të fillojë deportimet masive; në Francë ka probleme të mëdha dhe kryengritje shoqërore, ndërsa Italia ka bërë marrëveshjen me pushtetin.

Në këto kushte, profesor Rroji thekson se shqiptarët nuk kanë ku shkojnë, ndaj ose do të jetojnë të lirë, ose si skllevër, ndërsa studentët e kanë kuptuar dhe pjesa tjetër e shoqërisë fle gjumë. Për reagimin e kryeministrit, të cilin e emërton “Diktator ‘Duçja’ i Surrelit”, Grid Rroji u shpreh se Rama është në pushtet prej 25 vitesh dhe mban përgjegjësi direkte nëse rinia merret me TikTok e padijeni, ndërsa mbledhjen e tij me policët dhe ofertën për 2500 euro shpërblim e krahasoi me skenën e fundit të Muammar Gaddafit: “Ajo mbledhja me policët ishte si një mbledhje e Gadafit. Se shqiptarët duhet ta dinë që para se t’i vinte fundi, Gadafi shkoi në vendlindjen e tij në Sirte dhe mblodhi të gjithë krerët e fiseve… Dhe është e njëjta skenë!

Po ta shihni — nuk e di a mund të gjendet në YouTube — flet ai, dëgjojnë ata me fytyra të vrenjtura, të lodhur dhe të gjithë të ndërgjegjshëm se fundi i atij që po fliste i kishte ardhur. Është e njëjta skenë që bëri kryeministri, i cili u ofroi 2500 € për kokë çdo polici, sepse mendon se koka e tij vlen për çdo polic 2500 €. Nuk e di ai se policët në realitet e bëjnë atë punë se kanë familje për të mbajtur.” Ai sqaroi se përveç policisë me uniformë, FNSH-së dhe reparteve të ndryshme, pushteti mbështetet edhe te dy polici të tjera private dytësore e tretësore pa uniformë, pjesë e listës së pagave të shtetit, të vendosura pas kalimit të ligjeve për rritjen e forcave të policisë gjatë vendosjes së diktaturës jakobine vite më parë.

Sipas Rrojit, Edi Rama nuk jep dorëheqjen sepse është bërë peng i asaj që ka ndërtuar vetë, duke ia shitur Shqipërinë sindikatës ndërkombëtare të krimit, duke krijuar armiqësi të brendshme me bashkëpunëtorë që i ka çuar në burg si Erion Veliaj e Ilir Meta, dhe duke mos i lënë asnjë shteg vetvetes për një dalje të butë apo marrëveshje. Gjithashtu, Rroji denoncoi kontrollin mediatik dhe lozhat që kanë pushtuar median për të kushtëzuar mendësinë e njerëzve të thjeshtë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen për dëmet materiale të protestave, por për 1.5 miliardë dollarë që sipas raporteve vidhen çdo vit.

Skenarët

Duke analizuar zhvillimet e mundshme, profesor Grid Rroji zbërthen se kjo revoltë popullore ka përpara katër zgjidhje ose skenarë kryesorë. Sa i përket skenarit të parë, ai konsiston te shtypja me dhunë e këtyre të rinjve dhe të rejave, ku siç thekson Rroji bëhet fjalë për: “shtypjen me dhunë të këtyre të rinjve dhe të rejave, futjen nën thundër e shqiptarëve, rikthimin e tyre në skllevër dhe vazhdimi i këtij skenari të shitjes së Shqipërisë te sindikatat ndërkombëtare të krimit”.

Skenari i dytë lidhet me një zgjidhje të kontrolluar nga Paria, e cila sipas tij është: “një zgjidhje me marrëveshje të Parisë, e cila po përvijohet… Njerëzit duhet ta shohin që asgjë nuk ndodh në këto kohë krejt rastësisht… bëhen zgjedhjet e reja sepse Paria i kontrollon të gjithë mekanizmat… vota e cila shitet për 50 euro apo 100 euro, dhe vjen një qeveri e re, me shumë gjasa socialiste, me figura si Elisa Spiropali ose Ditmir Bushati”. Skenari i tretë përfshin ndërhyrjen e fuqive të huaja për shkak të situatës gjeostrategjike dhe afrimit të Luftës së Tretë Botërore, ku Rroji veçon: “ndërhyrja e të huajve vjen për shkak të asaj që thashë më parë, situatës gjeostrategjike, Luftës së Tretë Botërore e të gjitha të tjerave, dhe Shqipëria ka një vend kyç gjeografik… këtu del çështja e politikanit austriak, e kryetarit të komisionit të NATO-s [i cili] i kanë ofruar Edi Ramës një zgjidhje që do të is

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha