Blerta Deliu, deputete e PDK-së, e ftuar në emisionin Kosova Live në T7, ka folur për ngjarjen tragjike të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Kritika për seancën e Kuvendit
Deliu komentoi edhe seancën e djeshme të Kuvendit, duke i quajtur fjalimet e mbajtura atje si “patetike”.
“Ndjeja turp dhe marre që të flisja në Kuvend. Për çfarë të flas? Për procedura, për ligje, për mënyrën se si kemi arritur dhe kemi bërë progres. Kënd po e frikësojmë në Kuvend, çfarë sinjalesh po dërgojmë? Fjalimet e mia dhe të secilit prej nesh ishin patetike, edhe vetë isha patetike. Sepse njeriu nuk gjen fjalë për të thënë diçka të mençur kur e sheh që përballë ka një dështim”, tha ajo në Kosova Live në T7.
Burimi: www.gazetaexpress.com










