Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Autopsia e 13 viteve të Ramës, mjekja denoncon grabitjen e 5 miliardë eurove

Autopsia e 13 viteve të Ramës, mjekja denoncon grabitjen e 5 miliardë eurove
Foto: sot.com.al

Mjekja dhe kirurgia e njohur, Kolo-Proktologe, Lida Shosha ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa komentuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane të bërë publike nga kryeministri Edi Rama, duke e kthyer vëmendjen te realiteti rrëqethës i 13 viteve të kaluara në pushtet. Në një denoncim bombë dhe autopsi të hapur të këtij regjimi 13-vjeçar, ajo ka nxjerrë në pah se si janë grabitur dhe gllabëruar mbi 5 miliardë euro nga taksat e qytetarëve.

Kjo zhvatje kolosale, sipas saj, është realizuar përmes inceneratorëve fantazmë, tenderave të dyshimta të AKSHI-t dhe projekteve rrugore me kosto të fryra. Fatura e rëndë përfshin gjithashtu koncesionet mafioze në shëndetësi, si check-up-i dhe sterilizimi, të cilat kanë boshatosur buxhetin e shtetit, krahas gjobave të majme dhe dëmshpërblimeve të humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar.

Paketa e re ligjore dhe anarkia financiare

Ndërkohë që vendi përballet me këto gropa të zeza miliardëshe, qeveria kërkon t’u vërë gjoba dhe t’u kërkojë llogari qytetarëve të zakonshëm. Paketa e re e paraqitur nga kryeministri synon të godasë dhunën dhe anarkinë urbane, por kalon në heshtje anarkinë e vërtetë financiare të vetë ekzekutivit. Mjekja Lida Shosha thekson se qeveria tenton të shtypë revoltën qytetare dhe të shuajë zërin e pakënaqësisë përmes masave të rrepta, por kujton se pushtetarët harrojnë megaaferat e tyre dhe faturën prej miliardash që ia kanë lënë për të paguar popullit të pafajshëm.

Kjo autopsi e hapur shërben si një thirrje e fortë për ndërgjegjësim, duke dëshmuar se kriza e vërtetë nuk buron nga rruga, por nga shpërdorimi i paprecedentë i fondeve publike nën 13 vite qeverisje. Më poshtë po pasqyrojmë reagimin e doktoreshë Shosha në rrjetet sociale.

“Lexojeni njerëz, pastaj shkoni paguani gjobat e qeverisë.

■Lista me 4.2-5 miliardë euro dëm buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, me shkeljet më flagrante të Qeverisë dhe ministrave të saj, në këto 13 vite.

Bazuar në të dhënat e prezantuara nga:

  1. Dosjet Hetimore të SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit)
  2. Raportet e KLSH-së (Kontrolli i Lartë i Shtetit)
  3. Vendimet e Gjykatave Ndërkombëtare dhe Arbitrazhit Komisioni Evropian dhe OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit)
  4. Burime të Tjera (Analiza Opozitare, Raporte Mediatike, investigative dhe Dokumente Buxhetore.

■Dëmi total i akumuluar në Buxhetin e Shtetit gjatë 13 viteve, llogaritet në mbi 4.2 deri në mbi 5 miliardë euro (duke llogaritur shifrat minimale dhe maksimale të secilit zë) për skandalet korruptive, koncesionet, projektet infrastrukturore dhe faturat e arbitrazheve.

Skandalet kryesore dhe dëmi në buxhet

Më poshtë të renditura:

■Inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Dëmi financiar i shkaktuar nga afera e inceneratorëve nuk përfshin vetëm mbi 100 milionë euro të paguara nga buxheti pa marrë shërbimin e djegies së mbetjeve, por edhe detyrimet e pashlyera tatimore dhe humbjen e vlerës nga investimet e papërfunduara ose jashtë funksionit.

■Dosja 5D, një nga skandalet më të bujshme të korrupsionit dhe konfliktit të interesit në administratën publike, e cila implikoi drejtorë kyç dhe zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës.

■Tuneli i Llogarasë.

Kosto fillestare vs. Kosto përfundimtare. Projekti i ndërtimit të tunelit (me një gjatësi prej rreth 5.9 kilometrash) ka pësuar ndryshime në buxhet gjatë rrugës. Shifrat e deklaruara nga qeveria dhe mediat flasin për një investim që kap vlerën e rreth 180 deri në 190 milionë euro, ose mbi 20 miliardë lekë, ndërsa burime të tjera opozitare dhe raporte flasin deri në 220 milionë euro total. Shtesa fondesh prej rreth 50 milionë eurosh të miratuara në fund të vitit 2022, të cilat sipas raporteve të auditimit janë bërë jashtë afateve ose pa një analizë të detajuar paraprake financiare.

■Tenderat e AKSHI-t.

AKSHI administron një nga buxhetet më të mëdha për tenderat e digjitalizimit në Shqipëri, i cili shkon në dhjetëra milionë euro në vit, vetëm plani i prokurimeve për një vit kalendarik kap shifrën e mbi 47 milionë eurove ose ~4.58 miliardë lekëve). Nga hetimet e SPAK dhe auditimet e KLSH-së, dëmi financiar në buxhetin e shtetit nga tenderat e AKSHI-t llogaritet në dhjetëra milionë euro të shpërdoruara përmes fondit limit të fryrë, mungesës së garës reale dhe kalimit të fondeve drejt shoqërive private të lidhura me drejtuesit e procedurave.

■Gjyqi Becchetti. Shuma e Dëmshpërblimit që duhet të paguhet nga taksat tona, shkon deri në rreth 110-111 milionë euro.

■Koncerti i Kanye West. Ndryshimi i Qëndrimit zyrtar nga “0 lekë” në 4.2 milionë euro, e kusur. Qeveria përdori fondin e rezervës ose të emergjencave të buxhetit të shtetit përmes një akti normativ, një fond që kapte vlerën rreth 4.2 milionë euro, ndërkohë që vendi u shkrumbua e u dogj nga flakët e të nxehtit përvëlues e qeveria s’kishte buxhet për më shumë pajisje moderne në ndihmë të njerëzve, bizneseve dhe ndihmës ndaj qytetarëve, kundër zjarreve masive.

■Gjoba Bankers Petrolium, prej 120 milionë eurosh, u lëshua fillimisht në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Pretendohet se iu fal Bankers Petroleum. Ndërkohë gjoba si dokument dhe vendim administrativ ekziston realisht, por ajo nuk u arkëtua siç duhet në buxhetin e shtetit ndër vite.

■Tigri 1 dhe Tigri 3 (centralet elektrike lundruese, TEC-eve lundruese) me dëmin financiar për buxhetin e shtetit, nga 60 deri në 100 milionë euro në total, duke llogaritur qiranë, mirëmbajtjen dhe tenderët e njëpasnjëshëm.

■Fondet IPARD, apo skandalin e abuzimeve dhe parregullsive në shpërndarjen e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë të cilat u vunë në qendër të hetimeve ndërkombëtare dhe kombëtare. Komisioni Evropian vendosi bllokimin dhe pezullimin e fondeve (ku programi i ri IPARD III parashikonte rreth 146 milionë euro për bujqësinë duke penalizuar më tej fermerët dhe bujqit shqiptarë.

■Rruga e Arbrit.

Debati mbi dëmin financiar dhe barrën buxhetore të Rrugës së Arbrit lidhet kryesisht me dyfishimin e faturës reale që shteti po paguan për shkak të skemës PPP (nga 219 mln euro kosto ndërtimi në rreth 400 mln euro kosto totale shlyerjeje bashkë me interesat.

■Unaza e madhe e Tiranës.

Dëmi financiar në buxhet identifikohet te tejkalimi i buxhetit fillestar me mbi 150 milionë euro. Parashikimi fillestar vs. Realizimi. Në fillimet e ndërtimit të loteve kryesore, kostoja e projektit ishte përllogaritur në rreth 200 – 290 milionë euro. Fatura përfundimtare: Përmes shtesave të kontratave, rishikimit të projekteve teknike, mbivendosjes së loteve dhe faturave të shpronësimit, kostoja totale e të gjitha segmenteve (Unaza Lindore, Veriore, Perëndimore dhe Jugore) raportohet se ka arritur nga 373 deri në mbi 440–450 milionë euro

■Porti i Durrësit.

Potenciali i dëmit financiar dhe faturës buxhetore nga projekti i Portit të Durrësit llogaritet në mbi 800 milionë euro deri në 1.3 miliardë euro nëse mblidhen së bashku:

~350–400 milionë euro të ardhura të munguara, nga falja e tokës dhe përjashtimi nga taksat.

~400–500 milionë euro, kosto e drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

■Linja hekur

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha