ETC Peja transferohet në hapësirat e reja në Europe City Mall
Qendra Tregtare ETC informon klientët dhe opinionin publik se më
28 tetor 2026, në orën 13:30, do të hapet pika e re e ETC-së në Pejë, në hapësirat e Europe City Mall (objekti i dikurshëm i Elkos Center).
Hapësira e re e ETC-së në Pejë
Me këtë transferim, ETC ofron një hapësirë të re dhe moderne për blerje, me një sipërfaqe prej rreth 9,000 m², e konceptuar për t’u siguruar konsumatorëve një përvojë më komode dhe më praktike.
Në ambientet e reja, klientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një hapësirë bashkëkohore për blerje familjare, një gamë më e gjerë produktesh dhe shërbime të reja.
Ky transferim përbën një hap të rëndësishëm në vijimësinë e përkushtimit të ETC-së për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e blerjeve dhe për t’u ofruar konsumatorëve hapësira moderne, produkte të ndryshme dhe shërbim cilësor.
ETC fton të gjithë klientët dhe qytetarët e Pejës që të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes dhe të vizitojnë ambientet e reja më 28 tetor, nga ora 13:30.
Zbritje në objektin e vjetër të ETC-së
Ju njoftojmë se në objektin e vjetër të ETC-së në Pejë, aktiviteti do të vazhdojë edhe për disa ditë, me zbritje të jashtëzakonshme në një gamë të gjerë produktesh!
Shfrytëzoni ofertat speciale sipas kategorive:
- 10% zbritje – Produkte të ngrira, bulmet, produkte ushqimore, pije të ndryshme dhe produkte higjienike.
- 10% zbritje – Produkte teknike.
- 20% zbritje – Produkte shtëpiake.
- 30% zbritje – Tekstil dhe këpucë.
- 20% zbritje – Produkte për fëmijë.
- 20% zbritje – Autokozmetikë, mjete pune dhe produkte sezonale.
Të gjitha zbritjet aplikohen gjatë pagesës në arka.
ETC – Më afër konsumatorëve, me më shumë mundësi për blerje!
Burimi: insajderi.org









