Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshme një person obez

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshme një person obez
Foto: living.al

Doktoresha Dr. Ruden Cakoni, e cila ishte e ftuar në serinë e podkasteve “Obeziteti – Le të flasim për të”, shpjegon se një individ që vuan nga obeziteti mund të arrijë të humbasë peshë në një mënyrë të shëndetshme, por hapi i parë është kërkimi i mbështetjes.

Faktorët e sëmundjes së obezitetit

“Meqenëse obeziteti është një sëmundje komplekse, multifaktoriale, progresive dhe recidivuese, që do të thotë një sëmundje shumë e ndërlikuar, e cila mund të shkaktohet nga shumë faktorë, ndër të cilët mund të përmendim gjenetikën dhe jo vetëm, sëmundje të tjera, medikamente, por edhe faktorë mjedisorë”, u shpreh mjekja.

Cakoni nënvizon se kjo sëmundje kërkon mbështetje nga personel i specializuar dhe, për të mos thënë më shumë, nevojitet ndihma e një ekipi të specializuar multidisiplinar.

Hapat fillestare të trajtimit

“Natyrisht që hapat e parë janë gjithmonë ndryshimi i stilit të jetesës, pra rregullimi i dietës, këshillimi për praktikimin e aktivitetit fizik, gjithmonë në varësi edhe të sëmundjeve shoqëruese apo situatës. Dhe, së fundmi, për pacientët tek të cilët stili i jetesës i modifikuar ka dështuar, mund të kërkojmë edhe mbështetje medikamentoze, farmakologjike dhe jo vetëm”, deklaroi ajo.

Burimi: living.al

Të fundit Të gjitha