Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Vikendi për familje në Galerinë Kombëtare me program kreativ tri fundjava

Vikendi për familje në Galerinë Kombëtare me program kreativ tri fundjava
Foto: kultplus.com

Galeria Kombëtare e Kosovës do të prezantojë programin edukativ e krijues “Vikendi për familje”, i cili nëpërmjet gjashtë punëtorive ka për qëllim t’i sjellë fëmijët dhe familjet më pranë artit dhe proceseve krijuese.

Ky program do të shtrihet gjatë tri fundjavave të njëpasnjëshme, prej 31 tetorit deri më 15 nëntor, nën drejtimin e artistes Lumjetë Havolli Blakçori.

Punëtoritë dhe teknikat artistike

Punëtoritë do të përfshijnë teknika e forma të ndryshme të shprehjes artistike, duke filluar me ndërtimin e maskave nëpërmjet ushtrimeve mbi balancën dhe simetrinë, më pas kolazhin me temën “Bëje hënën”, si dhe punën me tekstura përmes teknikave të përziera dhe vizatimit.

Programi vijon me punëtorinë “Nga një shkëndijë (ide)”, e cila i kushtohet motivit dhe idesë përmes vizatimit, ndërsa mbyllet me “Forca e mendjes sime”, një aktivitet i bazuar në performancë.

Vendi dhe qëllimi i aktiviteteve

Aktivitetet do të zhvillohen në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës, me synim krijimin e një ambienti ku familjet mund të eksplorojnë artin, të nxisin imagjinatën dhe të marrin pjesë në përvoja të përbashkëta krijuese./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha