Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Opinion

Papa Leoni XIV pret në Romë ipeshkvijtë shqiptarë

Papa Leoni XIV pret në Romë ipeshkvijtë shqiptarë
Foto: euronews.al

Të pranishëm në Romë për vizitën Ad Limina Apostolorum, një takim periodik që ipeshkvijtë e secilit vend e kryejnë në Vatikan një herë në pesë vjet, barinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri u pritën në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV.

Takimi me Papën dhe çështjet e Kishës shqiptare

Gjatë këtij takimi, i cili zgjati më shumë se një orë, ipeshkvijtë e njohën Papën me situatën dhe gjendjen e Kishës dhe të Shqipërisë, duke i paraqitur realitetin, sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen.

Në emër të ipeshkvijve dhe të mbarë Kishës Katolike në Shqipëri, Papën e përshëndeti Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Dhuratat e simbolikës shqiptare

Barinjtë e Kishës sonë i dhuruan Atit të Shenjtë ikonën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Popullit Shqiptar, e punuar me mjeshtëri nga një artist shqiptar, duke përtërirë njëkohësisht ftesën për të vizituar vendin tonë.

Gjithashtu, nuk mungoi as libri kushtuar martirëve të Shqipërisë, i cili përmbledh historinë e martirizimit dhe të qëndresës së lavdishme të Kishës në Shqipëri. Dhuratat u plotësuan me një pëlhurë zadrimore, simbol karakteristik jo vetëm i kësaj treve, por edhe i dashurisë, përkushtimit dhe punës së përditshme të duarve të nënave tona shqiptare.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha