Ndreka e volejbollit midis Teutës dhe Skënderbeut filloi me një mesazh të posaçëm në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në Durrës, Pallati i Sportit “Ramazan Njala” u zbukurua me ngjyrën rozë, duke përcjellë një mesazh solidariteti, ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje.
Mesazhi i trajnerëve
Një mesazh ndërgjegjësues u dha edhe nga dy trajnerët e ekipeve përkatëse, të cilët përmes sportit dhe aktivitetit synuan të kujtojnë rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe të diagnostikimit të hershëm.
Pas mesazhit ndërgjegjësues, ndeshja vazhdoi me rivalitetin në fushë, ndërsa ngjyra rozë i dha këtij takimi një kuptim të veçantë përtej rezultatit sportiv.
Burimi: shqiptarja.com










