Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Pacolli nis aksionin për pastrimin e lagjes Kodrina në Prishtinë

Pacolli nis aksionin për pastrimin e lagjes Kodrina në Prishtinë
Foto: pressonline.al

Ministrja e Ambientit, Fitore Pacolli, deklaroi se Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar kompaninë “Pastrimi” të ndërhyjë në lagjen Kodrina të kryeqytetit, aty ku janë depozituar mbeturina.

Sipas Pacollit, këto mbeturina janë hedhur në mënyrë ilegale nga persona të papërgjegjshëm.

Veprimi në lagjen Kodrina

Ajo u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve për një menaxhim më të përgjegjshëm të mbeturinave në lagjet e Prishtinës.

“Veprim i menjëhershëm në lagjen ‘Kodrina’ në Prishtinë!

Pas ankesës së banorëve, Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar KRM ‘Pastrimi’ që të pastrojë menjëherë mbeturinat e hedhura ilegalisht nga persona të papërgjegjshëm.

Zëri juaj është prioritet për ne! Bëjmë thirrje për menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve, në mënyrë që lagjet tona të mbeten të pastra dhe të sigurta”, ka shkruar Pacolli.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha