Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

John Adams, themelues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

John Adams, themelues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Foto: kultplus.com

Më 30 tetor 1735 lindi John Adams, një prej personaliteteve më të rëndësishme në themelimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidenti i dytë i këtij vendi.

Roli i John Adams në pavarësinë amerikane

Adams ishte jurist dhe politikan amerikan, i cili dha një kontribut të veçantë në procesin e shkëputjes së 13 kolonive amerikane nga Britania e Madhe. Ai ishte anëtar i Kongresit Kontinental dhe punoi për hartimin e Deklaratës së Pavarësisë, bashkë me personalitete të tjera të njohura, si Thomas Jefferson dhe Benjamin Franklin.

Karriera politike dhe presidenca

Në vitin 1789, Adams u zgjodh zëvendëspresidenti i parë i SHBA-së, gjatë kohës kur George Washingtoni ishte president. Tetë vjet më pas, në vitin 1797, ai mori drejtimin e vendit si presidenti i dytë amerikan, detyrë që e ushtroi deri në vitin 1801.

Pasi përfundoi mandatin presidencial, Adams u largua nga jeta politike. Ai ndërroi jetë më 4 korrik 1826, në moshën 90-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në historinë dhe në ndërtimin e institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha