Arlinda Morina, e njohur me pseudonimin Liki, që kur ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Regjisorja u bë menjëherë pjesë e videove të ndryshme në rrjetet sociale, ku është krahasuar edhe me persona të njohur.
Krahasimi me Bledi Mane
Në një video të publikuar në TikTok, Liki është krahasuar në pamje me opinionistin e këtij formati, Bledi Mane.
Krahasimi është bërë përmes një videoje që ka qarkulluar në platformë, shkruan “Kosovarja”.
Liki është një nga banoret e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa pritet të shihet se si do të zhvillohet rrugëtimi i saj brenda shtëpisë.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









