Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka arritur në Shtetet e Bashkuara me veshje joformale, pas një fluturimi të gjatë që zgjati rreth 20 orë.
Kohëzgjatja e udhëtimit u shkaktua nga vendimi i Rusisë për të mos kaluar nëpër hapësirën ajrore të shteteve që Moska i cilëson si “jomiqësore”.
Arritja e Lavrov në Atlanta
Imazhet dhe informacioni u publikuan fillimisht nga kanali Al Arabiya English, ku Lavrov shfaqet duke zbritur nga avioni me një pamje të ndryshme nga veshjet e tij të zakonshme diplomatike.
Diplomati i lartë rus mbërriti në Atlanta gjatë natës së 30 tetorit, për të marrë pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të G20-s, një takim përgatitor i rëndësishëm përpara samitit të liderëve të G20-s.
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/10/908d9d0484dfa5590dc5edacdaab8b43.mp4
m.aleksi / dita
Burimi: gazetadita.al










