Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohet FNSH dhe Shqiponja

Mbi 2 mijë policë në terren për protestat, angazhohet FNSH dhe Shqiponja
Foto: kohajone.com

Më shumë se 2 mijë pjesëtarë të Policisë së Shtetit janë vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së ditës së sotme në Tiranë, që përkon me ditën e 19-të të protestës së studentëve.

Në mbështetje të këtyre forcave, sot në shesh është edhe Partia Demokratike, e cila po zhvillon tubimin e saj të dytë kombëtar që nga fillimi i revoltës studentore.

Masat e sigurisë në protestë

Forcat e policisë janë pozicionuar kryesisht në pjesën e pasme të godinës. Në gatishmëri ndodhen edhe autobotët me ujë me presion, si dhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të pajisur me mjete speciale.

Në operacionin e sigurisë janë përfshirë forcat Shqiponja, FNSH-ja, efektivë të komisariateve të Tiranës, agjentë civilë dhe dronë për monitorimin e situatës.

Përveç pranisë së shtuar policore, protestuesit do të monitorohen edhe përmes kamerave të sigurisë me rezolucion të lartë dhe dronëve, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e çdo shkeljeje të mundshme ligjore.

Tubimi zhvillohet në kushtet e aktit të ri normativ për protestat, i cili i jep kompetenca shtesë Policisë së Shtetit dhe parashikon sanksione administrative për shkelësit. Gjobat variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë, në varësi të shkeljes, duke përfshirë mosbindjen ndaj urdhrit për shpërndarjen e tubimit dhe mbulimin e fytyrës.

Tubimi i dytë kombëtar i Partisë Demokratike

Protesta e sotme shënon tubimin e dytë kombëtar të Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve, që prej fillimit të protestave në kryeqytet.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha