Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Bota

Trump ofendon Norvegjinë, agjencia turistike përgjigjet me ironi

Trump ofendon Norvegjinë, agjencia turistike përgjigjet me ironi
Foto: shqiptarja.com

“Norvegjia është shndërruar në një vend haleje”. Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump gjatë një tubimi politik në Michigan, duke shkaktuar reagime edhe në vendin skandinav. Deklarata e tij mori një përgjigje të pazakontë nga agjencia shtetërore e turizmit, Visit Norway, e cila vendosi ta kthejë fyerjen në një fushatë promovuese me humor.

Visit Norway dhe fushata humoristike

Agjencia publikoi një guidë me disa prej tualeteve publike më spektakolare të Norvegjisë, duke e shoqëruar me sloganin ironik “Norway makes shithouses great again”.

“Dëgjuam disa zhurma për një ‘vend haleje’. Çfarë mund të themi? Ne kemi disa prej tualeteve më të bukura dhe spektakolare në botë”, shkroi Visit Norway në rrjetet sociale.

Në guidë përfshihet tualeti panoramik në Stegastein, i ndërtuar në buzë të një shkëmbi me pamje nga fjordi Aurlandsfjord, si dhe “Tualeti i Artë” në ishullin Senja, i kthyer në një ndalesë të njohur për turistët.

“Kur jeta të jep limona, ose citime të tilla, ti bën limonadë dhe përmbajtje virale.”-shprehu Evgenia Egorova.

Reagimi pozitiv i publikut

Egorova tha se ekipi kishte përgatitur më herët materiale të ngjashme për Ditën Botërore të Tualeteve dhe vendosi t’i ripërdorte pas deklaratave të Trump. Ajo shtoi se reagimi i publikut ka qenë jashtëzakonisht pozitiv.

Përplasja vjen në një kohë kur Trump ka kritikuar vazhdimisht Norvegjinë dhe Komitetin Nobel, për shkak të pakënaqësisë së tij që nuk është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha