Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka folur për derbin kundër Milanit, duke theksuar se skuadra duhet të japë maksimumin dhe të mos kënaqet me atë që ka arritur deri më tani: “7 derbe pa fitore? Duhet t’i bëjmë vetes pyetjet. Kjo nuk do të thotë se lojtarët nuk janë përpjekur, por se episodet nuk kanë qenë në favorin tonë.
Chivu kërkon ekuilibër dhe përkushtim
Na duhet ekuilibër, motivim, sakrificë, uri dhe disiplinë. Duhet të përveshim mëngët, pa menduar se lojtarët tanë të fortë mund t’i zgjidhin vetë gjërat. Thuram? Është mirë. Ka gjetur ekuilibrin e duhur, ndërsa golat i japin entuziazëm dhe besim. Jam i sigurt se do të ketë energji edhe në derbi.
Në derbi nuk ka favorit. Jemi vetëm në javën e dhjetë. Historia tregon se kjo ndeshje nuk është domosdoshmërisht vendimtare, por fitorja mund t’i japë shumë njërës skuadër dhe t’i marrë tjetrës. Duhet të tregojmë rritjen dhe pjekurinë tonë. Presioni është për të gjithë”.
Chivu flet për stadiumin e ri
Për stadiumin e ri, Chivu u shpreh pro inovacionit: “Pa para, në futboll nuk mbijeton. Mirë se vijnë gjërat e reja, megjithëse më vjen keq për nostalgjikët si unë. E reja mund të të frikësojë fillimisht, por më pas të sjellë kënaqësi”.
I pyetur nëse do ta drejtojë Interin në stadiumin e ri, në sezonin 2031-2032, ai u përgjigj: “Nuk them asgjë… Kanë mbetur edhe katër vite”.
Burimi: telesport.al










