Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës.
Reshjet në zonat malore
Përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara hera-herës me shkarkesa elektrike.
Era dhe gjendja e detit
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Burimi: www.balkanweb.com










