Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama fton përsëri protestuesit për dialog, sofra e gurtë para Kryeministrisë

Rama fton përsëri protestuesit për dialog, sofra e gurtë para Kryeministrisë
Foto: shqiptarja.com

Protestuesit vazhdimisht i kanë refuzuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për të ulur në dialog me ta dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Megjithatë, si çdo mëngjes, edhe këtë të shtunë, kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së kryeministrisë, ai vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’.

“Mirëmëngjes”, shkruan Rama krah videos së postuar.

Qëndrimi i Ramës për protestat

Shefi i mazhorancës e ka ndarë dhunën në protestë, për të cilën shprehet se është nën ndikimin e forcave të huaja, nga pjesa e studentëve apo qytetarëve, që mund të kenë shqetësime konkrete që duhen dëgjuar.

Për të frenuar dhunën në protesta, qeveria ka paraqitur një nismë e cila ka si synim ashpërsimin e masave, gjobave e dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe ata që i mbështesin ata.

Rënia e pjesëmarrjes në protesta

Gjatë ditëve të fundit, intensiteti i tubimeve dhe pjesëmarrja e qytetarëve në protestë ka rënë ndjeshëm dhe në bulevard ka pasur vetëm një grup të vogël njerëzish.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha