Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kreshnik Spahiu jep 10 arsye pse protesta u shua dhe u privatizua

Kreshnik Spahiu jep 10 arsye pse protesta u shua dhe u privatizua
Foto: shqiptarja.com

1. Sali Berisha, i njohur si zjarrfikësi i kauzave, i cili vazhdimisht shuan zjarrin popullor dhe djeg kauzat. Historikisht ai ka marrë për vete çdo protestë studentore.

Mungesa e një lideri të ri dhe pengesat politike

2. Mungon një lider i ri si alternativë për t’u votuar si kryeministër në zgjedhje përballë dyshes Rama-Berisha.

3. PD dhe tre partitë e reja penguan krijimin e një lëvizjeje të re politike e cila do të rivalizonte dhe do t’u merrte elektoratin opozitar. Ata nuk kanë interes partiak.

4. Lëvizja u mbush me laca dhe halabakë, jo me studentë.

5. Kamza dhe fshatrat “pushtuan” Tiranën, por kjo largoi pjesën më vitale të protestuesve.

Qëndrimi i qytetarëve, bizneseve dhe ndërkombëtarëve

6. Qytetarët janë kundër dhunës dhe djegies së qytetit.

7. Bizneset ishin të gjitha kundër skenarit të vitit 1997.

8. U kopjua modeli franko-serb në mënyrën më të shëmtuar.

9. Maskat shkatërruan lëvizjen e flamingove (ndoshta edhe qëllimisht me mision).

10. SHBA-ja dhe BE-ja ishin kundër skenarit të përmbysjes me dhunë të pushtetit në Tiranë, Paris, Romë, Berlin, Bruksel etj.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha