Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pranoi sot kërkesën për dorëheqje të z. Gazmend Hoxha dhe e shkarkoi atë nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Emërimi i ushtruesit të detyrës
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, emëroi si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha gjatë mandatit të tij.
Burimi: lajmifundit.al










