Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Platformë e re për minorenët që përballen me abuzime në internet

Platformë e re për minorenët që përballen me abuzime në internet
Foto: lajmifundit.al

Ministri Ervin Demo deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve se po krijohet platforma Help for You, e cila do të mbështesë të miturit në hapësirën dixhitale.

“Fëmijët nuk duhet të jenë mes dhunës dhe kauzave. Mbrojtja dhe siguria e tyre janë të panegociueshme për të gjithë.

E shoh mbrojtjen e çdo fëmije si një detyrim që nuk diskutohet, pavarësisht se kush e ka nisur atë.

Platforma Help for You

Ministria e Brendshme po punon për platformën Help for You, e zhvilluar nga Europol, e cila u vjen në ndihmë fëmijëve nën 18 vjeç që përballen me abuzime në internet. Ajo ka funksion informues dhe parandalues për mjedisin dixhital”, tha Demo.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha