Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Drita shënon fitore bindëse 0-3 ndaj Prishtinës dhe ngjitet në vendin e tretë

Drita shënon fitore bindëse 0-3 ndaj Prishtinës dhe ngjitet në vendin e tretë

Drita, kampione e Kosovës në fuqi, ka shënuar një fitore të rëndësishme jashtë fushe ndaj Prishtinës, në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Gjilani e kontrolloi ndeshjen dhe siguroi tri pikët me një triumf të qartë, rezultati 0-3.

Drita kalon në epërsi

Epërsinë për Dritën e sjellë Blerim Krasniqi, i cili shënoi pas asistimit të kapitenit Besnik Krasniqi.

Drita shton epërsinë në pjesën e dytë

Pas pushimit, mysafirët rritën presionin dhe arritën golin e dytë me Liridon Balaj, i cili përfitoi nga asistimi i Jasharit në minutën e 63-të.

Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 85-të nga Kemehlo Nguena. Ai shënoi me një goditje të fuqishme, ndaj së cilës portieri i Prishtinës nuk lëvizi.

Pas këtij triumfi, Drita renditet e treta me 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e dytë me tri pikë më shumë.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha