Studenti vijon të kryesojë renditjen e Superligës së volejbollit për meshkuj edhe pas ndeshjeve të javës së 5-të. Ekipi kryeqytetas fitoi 3-1 ndaj Erzenit (25-20, 25-17, 23-25, 25-22), duke qëndruar në vendin e parë me 15 pikë të plota dhe duke u shkëputur 6 pikë nga ndjekësit.
Tirana fiton derbin ndaj Partizanit
Në ndeshjen e zhvilluar në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës fitoi 3-1 ndaj Partizanit në derbi (25-23, 14-25, 27-25, 25-20). Ishte një ndeshje në përgjithësi e balancuar, ku të dyja skuadrat dhanë më të mirën në fushë, por bardheblutë u treguan më precizë në momentet vendimtare.
Skënderbeu kalon pa probleme Elbasanin
Pa vështirësi fitoi Skënderbeu, që mundi 3-0 Elbasanin jashtë fushe (17-25, 16-25, 32-34), në një ndeshje që ofroi emocione vetëm në setin e tretë, i cili zgjati shumë. Ndërsa në dy setet e para, epërsia e ekipit korçar ishte e dukshme.
Superliga-Meshkuj, java e 5-të
Tirana – Partizani, 3-1
Studenti – Erzeni, 3-1
Elbasani – Skënderbeu, 0-3
Vllaznia (pushim)
Renditja: Studenti 15 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Vllaznia 8 pikë, Tirana 7 pikë, Partizani 6 pikë, Erzeni 0 pikë, Elbasani 0 pikë.
Burimi: telesport.al










