Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Kush është i dashuri misterioz i Dolces, zbulohen detajet

Kush është i dashuri misterioz i Dolces, zbulohen detajet
Foto: privebruto.com

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4 prej kohësh po jeton një lidhje të re dashurie, të cilën në fillim vendosi ta mbante larg vëmendjes së publikut.

Pas disa fotografive misterioze, në të cilat kishte kujdes të mos e zbulonte fytyrën e partnerit, Dolce më në fund e bëri këtë përmes disa pamjeve romantike.

Kush është partneri i Dolces

Burime të Prive By LS bëjnë të ditur se i dashuri i Dolces është nga Kosova, por një pjesë të jetës e ka kaluar në diasporë.

Sipas të njëjtave burime, dyshja po kalon një periudhë shumë të lumtur së bashku.

Dhe ndonëse Dolce tashmë ka vendosur ta ndajë publikisht një pjesë të romancës, identitetin e plotë të partnerit vazhdon ta mbajë larg vëmendjes.

Dashuria nuk fshihet më

Një gjë është e sigurt: dashurinë më nuk po e fsheh!

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha