Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Ish-i huaj me origjinë serbe arrestohet për hedhjen e molotovëve në protestë

Një shtetas amerikan me rrënjë sllave, i ardhur nga Kalifornia, është vënë në pranga me dyshimin se ka marrë pjesë në akte dhune gjatë protestës së së shtunës, më 31 tetor.

Ai është kapur në foto në momentin kur dyshohet se hidhte koktej molotov në drejtim të turmës.

Ky arrestim ndodhi vetëm 10 ditë pasi u arrestua një tjetër shtetas amerikan.

Arrestimet në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndaluar 6 persona për shkak të akteve të dhunshme që u regjistruan gjatë protestës së ditës së djeshme në kryeqytet.

Në një njoftim zyrtar, policia bëri të ditur se protestuesit kundërshtuan dhe sulmuan punonjësit e Policisë me sende të forta, mjete piroteknike, koktej molotov, sfera dhe vida metalike.

Nga ana tjetër, për 3 persona kanë filluar hetimet, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim./abcnews.al

 

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha