Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Ema Andrea largohet nga ekrani, zbardhet arsyeja e zëvendësimit

Ema Andrea largohet nga ekrani, zbardhet arsyeja e zëvendësimit
Foto: lajmifundit.al

Këtë mbrëmje, emisioni Goca dhe Gra në Top Channel ka nisur ndryshe.

Në vend të Ema Andreas, këtë të shtunë mbrëma do të prezantojë gazetarja Mira Kazhani, por vetëm për këtë edicion. Kazhani rikthehet në Top Channel pas shumë vitesh, me emocione të bukura.

Mira Kazhani dhe përvoja me sëmundjen

Duke folur për periudhën e vështirë që kaloi, kur mësoi se vuante nga kanceri i gjirit, ajo u shpreh se sot ndihet shumë mirë dhe është falënderuese për jetën.

“Jeta ime sot është shumë mirë. Askush nuk e ka një jetë të përsosur, por jam shumë mirënjohëse ndaj fatit. Nuk do të fshija asgjë nga ato që më kanë ndodhur, sepse secila prej nesh jeton fatin e vet.

Për sa i përket përvojës me sëmundjen, ajo tha se është ndier më e gjallë se kurrë. Mesazhi i saj është të jetojmë tani dhe të mos e shtyjmë për një ditë tjetër, sepse njerëzit nuk duhet të jetojnë jetën e tjetrit dhe jeta jonë është shumë e bukur”, u shpreh ajo.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha