Një përleshje e dhunshme me grushte ka hedhur hije mbi ndeshjen e javës së nëntë të Superligës midis Egnatias dhe Teutës. Gjatë zhvillimit të takimit, disa tifozë janë përfshirë në përplasje me njëri-tjetrin. Deri tani nuk dihet nëse përleshja ndodhi mes tifozëve të Rrogozhinës dhe atyre të Durrësit, apo nëse sherri u zhvillua brenda vetë tifozërisë vendase.
Takimi Egnatia-Teuta përfundoi 1-0 në favor të Egnatias. Me këtë fitore, skuadra rrogozhinase mori edhe kryesimin e kampionatit, ndërsa kjo rezultoi në dëm të durrsakëve.
Burimi: lajmifundit.al










