Me rastin e 37-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në Prishtinë do të zhvillohen aktivitete përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së tyre.
Aktivitetet do të fillojnë në orën 12:00 me homazhe te varret e heronjve, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, Prishtinë.
Në orën 13:00, homazhet do të vazhdojnë në vendin ku ata u rënë, në lagjen Bregu i Diellit, Prishtinë.
Këto aktivitete organizohen për të nderuar dhe kujtuar veprën dhe sakrificën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.
Burimi: www.gazetaexpress.com










