Dy persona përfunduan në pranga të Policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë teksa transportonin katër emigrantë, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë.
Policia njoftoi se, në kuadër të operacionit të koduar “Long Wait”, u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celularë.
Materialet procedurale iu dorëzuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Njoftimi i policisë
Operacioni policor i koduar “Long Wait” u finalizua.
U kapën në flagrancë, duke transportuar për fitim 4 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë; dy shtetas u vunë në pranga.
U sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, si pjesë e punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, në këmbim të fitimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Long Wait”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
Shtetasit e arrestuar
A., 20 vjeç, dhe L. B., 20 vjeç, që të dy banorë në Bulqizë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, teksa transportonin me automjetin tip “Volkswagen”, në këmbim të fitimit, 4 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar përmes kufirit me Greqinë. Ata nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u ndalur.
Si prova materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celularë.
Procedimi penal
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Burimi: lajmifundit.al









