Ministria e Shëndetësisë do të organizojë sot, nga ora 10:00, tryezën me titull „Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin“, me synim promovimin e kujdesit shëndetësor të vazhdueshëm dhe rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve.
Në aktivitet do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe profesionistë të fushës shëndetësore.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, tryeza synon që angazhimi për shëndetin të vazhdojë edhe pas mbarimit të fushatës së Tetorit Rozë. Theksohen rëndësia e ndërgjegjësimit, e parandalimit, e kujdesit të vazhdueshëm dhe e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Tryeza do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Burimi: ekonomiaonline.com









