Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Shërbimi i hemodializës kalon te shteti, nga 2 nëntori në funksion të plotë

Shërbimi i hemodializës kalon te shteti, nga 2 nëntori në funksion të plotë
Foto: shqiptarja.com

Pas përfundimit të kontratës koncesionare, shërbimi i hemodializës ofrohet tashmë nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore.

Funksionimi i plotë do të fillojë të hënën, më 2 nëntor, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në njoftim theksohet se prioritet janë vazhdimësia e shërbimit, si dhe siguria dhe cilësia e tij.

“Që nga 1 nëntori, shërbimi i hemodializës kaloi në administrimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara Shëndetësore (OSHISH), pasi përfundoi kontrata koncesionare.

Prioriteti ynë mbetet garantimi i vazhdimësisë, sigurisë dhe cilësisë së këtij shërbimi jetësor, pa ndërprerje për pacientët.

Ekipet janë të angazhuara në përgatitjet e fundit për funksionimin e plotë të shërbimit nga 2 nëntori, duke e vendosur në qendër të çdo mase sigurinë dhe kujdesin ndaj pacientëve”, thuhet në postimin e ministrisë.

Që nga viti 2019, shërbimi i hemodializës ofrohej nga kompania Daverium AB, e cila kishte blerë kompaninë Dia Vita, fituesen e koncesionit 10-vjeçar për hemodializën, në pronësi të Spitalit Amerikan.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha