Aktorja Monika Lubonja ka reaguar në rrjetet sociale pasi u kritikua gjerësisht në vijim të qarkullimit të videove intime, që u shpërndanë pak javë më parë.
Në një video të publikuar në Instagram, ajo shfaqet duke buzëqeshur dhe e shoqëron materialin me një mesazh që duket se u drejtohet personave që e kanë kritikuar.
“A e dëgjove se çfarë thanë për ty? Jo, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, shkruhet në tekstin e videos. Vëmendjen e tërheq edhe audioja e zgjedhur për postimin, ku dëgjohen qen që lehin, një detaj që duket si një përgjigje ironike ndaj kritikuesve të saj. Kujtojmë se pas qarkullimit të videove intime, Monika Lubonja ka ndërmarrë edhe hapa ligjorë, duke paditur kompozitorin Adrian Hila.
Burimi: www.topalbaniaradio.com










