Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët

Kryeprokurorja e Pejës kërkon më shumë përkushtim nga prokurorët
Foto: reporteri.al

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka zhvilluar takime me prokurorët e shtetit dhe stafin administrativ të institucionit, pas emërimit të saj në këtë detyrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Gjatë takimit me prokurorët, Disha-Haxhosaj u ka kërkuar të jenë më të përkushtuar dhe më vigjilentë në kryerjen e detyrave, sidomos në rastet e kujdestarisë, duke theksuar nevojën që lëndët të trajtohen në kohë dhe me profesionalizëm.

Si pjesë e ndryshimeve në organizimin e brendshëm, ajo ka caktuar prokurorin e shtetit Ermal Demhasajn si koordinator për rastet e dhunës në familje. Ky caktim është në fuqi për një periudhë të pacaktuar.

Disha-Haxhosaj ka zhvilluar edhe një takim me stafin administrativ, ku ka kërkuar angazhim më të madh, respektim të dispozitave ligjore dhe përmbushje profesionale të përgjegjësive, me qëllim parandalimin e gabimeve dhe menaxhimin më efikas të proceseve administrative.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë, ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores ka theksuar gatishmërinë e saj për t’i mbështetur prokurorët në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha