Sot, e hënë, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë mbledhje me pesë komisione parlamentare.
Ora 11:30 është caktuar për mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të shqyrtojë veprimet dhe mosveprimet institucionale në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekës, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të konstituohet komisioni dhe të përgatitet plani i veprimit.
Komisioni për Integrim Evropian do të takohet në orën 09:00 me kryenegociatorin e Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatorin kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj.
Po në orën 09:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të mbajë një tryezë diskutimi mbi sfidat dhe prioritetet e arsimit parauniversitar në Kosovë.
Në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, ku do të shqyrtohet lista e kandidatëve të propozuar.
Ndërkaq, në orën 14:30, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Burimi: pressonline.al










