Vjosa Osmani, ish-presidentja e Kosovës, gjatë një fjalimi të mbajtur në Oxford Union, solli në vëmendje çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Ajo kërkoi që bota të vijojë të dëgjojë për dhimbjen e mijëra familjeve që ende presin të dinë fatin e të afërmve të tyre.
Vuajtjet e familjeve dhe kërkesa për drejtësi
Osmani përmendi në mënyrë të veçantë vuajtjet e familjeve dhe të nënave që vazhdojnë të jetojnë me shpresën se të dashurit e tyre do të kthehen. Ajo theksoi se, pa u zbardhur fati i të zhdukurve, nuk mund të ketë drejtësi të plotë.
“Për sa kohë që fati i tyre mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre. Dhe për sa kohë që e vërteta mbahet peng, drejtësia mbetet e papërmbushur”, deklaroi Osmani.
Burimi: pressonline.al