Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Selimi: Kosova dhe SHBA nënshkruan pakt për gazjellësin, projekti u anulua

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka rikujtuar marrëveshjen që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan shtatë vjet më parë.

Marrëveshja për gazsjellësin

Selimi theksoi se marrëveshja kishte të bënte me zhvillimin e një projekti të përqendruar te gazsjellësi, ndërsa shtoi se më pas projekti u pezullua nga qeveria që erdhi në pushtet.

“Pikërisht shtatë vjet më parë, Kosova dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e një projekti të fokusuar në gazsjellës, e cila parashikonte 200 milionë dollarë grante, 100 për qind për infrastrukturën, si dhe financim fillestar për termocentralin me gaz. Ky projekt u anulua nga qeveria pasuese e Kosovës”, shkroi Selimi në një postim në X.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha