Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Pranvera dhe Marjani bëhen prindër për herë të dytë, reagimi i tij befason

Çifti i mirënjohur i rrjeteve sociale, Pranvera dhe Marjani, kanë ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tyre. Ata po presin fëmijën e tyre të dytë.

Njoftimi i shtatzënisë

Lajmin e bënë të ditur përmes një videoje prekëse, në të cilën zbuluan edhe çastin e veçantë kur mësuan për shtatzëninë.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërhoqi reagimi i Marjanit. I mbushur me emocione dhe gëzim, ai shihet duke mbuluar fytyrën me duar, ndërsa Pranvera nuk e fsheh lumturinë e saj.

Data simbolike e njoftimit

Çifti zgjodhi një datë mjaft simbolike për ta ndarë lajmin, pikërisht ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Janit.

“Dy vite më parë Jani na bëri prindër për herë të parë, dhe sot, në ditëlindjen e tij të dytë, po ndajmë me ju lajmin se së shpejti do të bëhet vëllai i madh”, kanë shkruar ata pranë videos.

Kështu, ditëlindja e Janit këtë vit erdhi me një surprizë të dyfishtë për familjen, e cila së shpejti do të shtohet me një anëtar të ri. /Prive By LS

View this post on Instagram

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha