Halloween-i dhe Hollywood-i janë gjithmonë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Çdo vit, personazhet ikonë të filmave, muzikantët dhe fenomenet e kulturës popullore shërbejnë si burim frymëzimi për kostumet e festës, por yjet e famshëm dinë gjithashtu të bëhen vetë protagonistë të saj.
Edhe këtë vit, VIP-at kanë vendosur të mos i lënë paraqitjet e tyre për Halloween-in në dorë të rastësisë. Disa kanë rikrijuar pamje ikonike nga videoklipe dhe filma, të tjerë kanë sjellë personazhe të njohur të animuar, ndërsa disa kanë zgjedhur edhe kostume në çift ose me familjen.
Nga kthimi i Paris Hilton në botën e Britney Spears te Kim Kardashian që u shndërrua në vajzën e saj, North West, këto janë disa nga kostumet që kanë tërhequr vëmendjen këtë vit.
Kostumet e Halloween-it që nuk duhen humbur
Janelle Monáe si Phish Boy
Paris Hilton si Britney Spears
Paris Hilton, Carter Reum, London dhe Phoenix si personazhet e “The Addams Family”
Paris Hilton dhe familja e saj si personazhet e “Beauty and the Beast”
Kim Kardashian si vajza e saj, North West
Keke Palmer si Janet Jackson, ndërsa djali i saj si Michael Jackson, duke rikrijuar videoklipin “Scream”
Keke Palmer si Frankenstein
Owen Thiele dhe Benito Skinner si PinkPantheress dhe Zara Larsson
Chloe Bailey si Meg Griffin nga “Family Guy”
Karl-Anthony Towns dhe Jordyn Woods si White Walkers nga “Game of Thrones”, përkatësisht Mbreti dhe Mbretëresha e Natës
Carson Daly si këngëtarja Ella Langley
Savannah Guthrie si një punonjëse e NBCUniversal
Caleb Hearon si mbreti Henry VIII
Danielle Fishel, Rider Strong dhe Will Friedle si personazhet e tyre nga episodi i Halloween-it i sezonit të parë të “Boy Meets World”
Alex Consani si Thumb Thumb nga “Spy Kids”
Lisa Rinna dhe Michael Gelman si Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, duke rikrijuar veshjet e tyre virale nga premiera e filmit “Marty Supreme”.
Heidi Klum, kaq!
Burimi: anabelmagazine.com