Opera “Rusalka” u ngjit në skenë 73 vjet më parë, në nëntorin e vitit 1953.
Ajo ishte vepra e parë operistike e vënë në skenë nga Filarmonia Shqiptare, shfaqje e cila shënoi nisjen e krijimit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit e Ansamblit Popullor.
Fotot e premierës në arkivin e ATSH-së
Në fondin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare ruhen disa fotografi nga premiera e nëntorit të vitit 1973. “Rusalka”, me subjekt të marrë nga drama e Alexander Sergeyevich Pushkin dhe me muzikë të Alexander Dargomyzhsky, është një vepër që përfaqësonte në atë periudhë artin realist rus.
Në imazhet e ruajtura në arkivin e ATSH-së dallohen disa nga mjeshtrat e vokalit operistik shqiptar. Në këtë operë interpretuan: Jorgjia Truja, Hysen Pelinku, Zihni Berati, Gjyzepina Kosturi, Marie Kraja, Haxhi Tafaj, Takuina Truja dhe Zeqir Agolli, nën dirigjimin e mjeshtrit Mustafa Krantja, me baletmaestër Panajot Kanaçin.
Angazhimi i artistëve shqiptarë dhe sovjetikë
Për vënien në skenë të operës ndihmuan artistë sovjetikë: regjisori Ilia Azhotkin, pedagogu Kostandin Rushev dhe baletmaestrja Tatjana Rusheva. Skenografia u realizua nga i mirënjohuri Hysen Devolli. Për premierën u angazhuan 150 artistë të Filarmonisë Shqiptare, ndërsa balerinët pjesëmarrës në shfaqje filluan për herë të parë të kërcejnë në puante./atsh/KultPlus.com
Burimi: kultplus.com