Juventusi dhe Napoli do të ndeshen mbrëmjen e sotme, me fillim në orën 20:45, në stadiumin “Allianz”, në kuadër të javës së dhjetë të kampionatit italian, Serie A.
Juventusi dhe Napoli
Duelli mes dy skuadrave pritet të sjellë rivalitet dhe emocione, pasi të dyja kërkojnë pikët e plota për të vijuar garën në pjesën e sipërme të renditjes.
Vëmendje e veçantë në këtë sfidë pritet t’u kushtohet edhe dy futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani. Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, në konferencën e fundit për media ka lënë të hapur mundësinë që Zhegrova të jetë në formacionin titullar, ndërsa konfirmimi pritet të vijë me publikimin e formacioneve zyrtare.
Nga ana tjetër, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes së Napolit, përkrah Rafa Marín.
Historiku i ndeshjeve
Kjo do të jetë përballja e 161-të mes Juventusit dhe Napolit në historinë e Serie A. Në 160 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Juventusi ka regjistruar 72 fitore, Napoli 39, ndërsa 49 takime kanë përfunduar në barazim.
Juventusi synon të rikthehet te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Genoas, ndërsa Napoli kërkon të vazhdojë me rezultate pozitive në kampionat./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com